FRANCE– Dy perosna janë plagosur aksidentalisht nga një polic pasi janë qëlluar me snajper në Francë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një fjalimi të presidentit francez Francois Hollande i cili ka përuruar një segment të ri të hekurudhës në qytetin e Villognon, në Francën perëndimore.

Sipas BBC, polici ka qëlluar aksidentalisht me snajper një kamerier dhe një punonjës tjetër që po kujdeseshin për ceremoninë.

Të shtënat me armë ndërprenë për pak momente fjalimin e Hollande, por nuk është krijuar panik. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa ndaj snajperistit kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb