Policia bashkiake ka sekuestruar sot gjatë aksionit të saj karrocën e kokoshkave të një gruaje, shitëse ambulante. Nisma Thurje ka publikuar videon ku duken punonjësit e Policisë bashkiake dhe karroatreci ku është ngarkuar, ndërsa gruaja qan pa pushim dhe më pas humb ndjenjat.

“Sot do blente ilacet me leket qe do mblidhte nga kokoshkat qe mezi shiste. E kishte receten ne xhep. Erdhi shteti, ai i fuqishmi me muskuj, me dy fuoristrada, me nje karoatrec, me kater police dhe i mori jeten per pak.
Degjoje Erion Veliaj…DEGJOJE. Degjoje Edi Rama…DEGJOJE! KJO MUND TE ISHTE NENA JUAJ NE SE NE JETE DO TE KISHIT PATUR ME PAK FAT. DEGJOJENI! THOJINI EDHE KESAJ SE PO SILLET SI SHQIPTARE…TREGOJANI REFORMAT…Degjojeni njerez…DEGJOJENI! NESE NUK E REFUZONI KETE MODEL NE KETE POZICION MUND TE JETE SECILI PREJ NESH NESER. BOLL!”, shkruan Nisma Thurje.

Pas publikimit në media të një videoje, ku disa punonjës të Policisë Bashkiake shfaqen duke i sekuestruar karrocën një shitëseje ambulante, Kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Tiranës ka pezulluar menjëherë nga detyra 4 inspektorët që ishin në detyrë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes në fjalë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: