BRITANI– Policia britanike arrestoi të dyshuarin e dytë të sulmit me bombë në metronë londineze në Parsons Green ditën e premte, ku ISIS-i mori përgjegjësinë e aktit makabër.

Personi i moshës 21 vjeçare u arrestua në periferinë perëndimore të Londrës në Hounslow, rreth orës 23:50 të shtunën, saktësoi sot një deklaratë e policisë.

Të shtunën në mëngjes, një person i dyshuar i moshës 18 vjeçare u arrestua, disa orë pas sulmit ku u regjistruan 30 të plagosur.

Policia saktësoi të shtunën në mbrëmje se po kërkon ende për bashkëpunëtorë të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: