Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Policia e Tiranës jep detaje: Si e zbuluam tunelin me drogë afër Rinasit, rolet që kishin 7 të arrestuarit

20171022-161809

TIRANE- Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një deklaratë për mediat dha detaje rreth një operacioni të ndërmarrë dje mes bluve të kryeqytetit në bashkëpunim me ata të Durësit, ku u sekuestrua një sasi lëndësh narkotike.

Sipas drejtorit Veliu droga u zbulua në një tunel, përkatësisht 220 bimë të dyshuara kanabis dhe 146 kg kanabis në zonën e ndërmjet Valiasit dhe Fushë-Prezës, afër aerportit të Rinasit. Ai bëri të ditur se 7 persona janë arrestuar, ndërsa 10 prej tyre po procedohen penalisht.

“Finalizohet operacioni “Muzgu”. Në datë 21 Tetor 2017, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera kanë konstatuar vende të përshtatuara për kultivim, të shpërndarë në formë të çrregullt ku u konstatuan në total 220 bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva,e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli. Në kuadër të operacionit “Muzgu”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të menjëhershme është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas të tjerë si më poshtë”, tha ai.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës tha mes të tjerash se grupi është mbajtur në mbikëqyrje deri sa u arrestuan të gjithë.
SI ISHIN NDARE ROLET
Mariglen Kallari, 23 vjeç, organizator
Rexhino Kallari, 24 vjeç, organizator
Gazmir Sala, 45 vjeç, ndihmës
Bledar Sala, 26 vjeç, ndihmës
Denaldo Sala, 26 vjeç, ndihmës
Mehmet Domi, 18 vjeç, ndihmës
Janë proceduar 10 shtetas, të punësuar nga shtetasit e ndaluar.
Janë sekuestruar 220 rrënjë bimë kanabis, 146 kg bimë kanabis, një automjet furgon “Ford” për transport; 25 aparate celularësh.

“Shtetasit e sipërpërpërmendur që procedohen në gjendje të lirë janë personat e punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.
Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:
• 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
• 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
• Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve
• 25 aparate të ndryshme telefonike
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.”, thuhet në deklaratën e policisë.
(ed.me/m.kBalkanWeb)


Komente ( 5 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.