ITALI- Që prej janarit e deri më sot, agjentët e antidrogës në Torino kanë sekuestruar 1 ton marijuanë. Një sasi kjo e paprecedentë më parë në historinë e qytetit. “Ansa” shkruan se në dy operacionet e fundit të policisë u arrestuan dy shqiptarë, 25 dhe 30 vjeç si dhe një italian, 61 vjeç.

Ndërkohë, thuhet se policia është në kërkim të grupit të këtij trafiku të drogës, që drejtohet nga shqiptarë.

Mësohet se vlera e drogës së kapur deri më tani kap shifrat e një milion e gjysmë. Droga shpërndahej kryesisht në lagjet Barriera Milano dhe San Salvario të Torinos. Hetuesit theksojnë se derivatet e kanabisit të kapur janë pesë herë më të larta se ato të viteve 80.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb