GREQI- Policia e vendit fqinj ka gjetur të braktisur në kufirin greko-shqiptar një çantë me drogë. Mësohet se droga u gjet gjatë patrullimit të policisë kufitare sot në mëngjes herët në Konica, Janinë.

Në çantë ndodheshin 4 pako me 7 kg marijuanë. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kërkimet për kapjen e trafikantëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: