Zhdukja e dy vajzave shqiptare në Dylësi të Greqisë alarmoi policinë vendase, ndërsa lajmi pati jehonë edhe në vendin e tyre të origjinës Shqipëri. Por me sa raportojnë mediat greke, Denisa dhe Emanuela, 16 dhe 17 vjeç janë gjetur shëndoshë e mirë.
Capture
Ato ndodheshin në zonën Danagra, vetëm pak kilometra larg banesës së tyre, ndërsa kanë deklaruar se ishin larguar me dëshirë, pasi nuk mund të duronin më problemet familjare që kishin.
Mediat greke shkruajnë se vajzat, janë dërguar në rajonin e policisë në Kalkidha, por në telashe është edhe një miku i tyre.

Vajzat deklaruan se ishin ndihmuar prej një 19 vjeçari, i cili tashmë përballet me akuza për vënien në rrezik të personave të mitur.

Pasi u morën në pyetje, dy vajzat u dërguan në spital për të verifikuar edhe gjendjen e tyre shëndetësore, ndfërsa në prani edhe të një psikologeje do përcillen për në banesë.

Një ditë më parë, nëpërmjet telefonit, ato kishin njoftuar policinë se ishin mirë me shëndet, por nuk dëshironin të ktheheshin pranë familjes. Ndërkohë që negociatorët e policisë, i kanë bindur nëpërmejt telefonit të miturat, se duhet të ktheheshin pranë familjes dhe se shërbimet shtetërore do të gjenden pranë familjes, për t’i mbështetur ato.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: