GREQI- Policia greke ka ndaluar sot një makine me drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i policisë është zhvilluar në Follorinë ku u ndaluar një mjet që drejtohej nga një shqiptar 38 vjeç.

Brenda në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 31 pako me 31 kg 882 gram marijuanë të futura në dy çanta. 38-vjeçari shqiptar u vu në pranga nga policia greke.

droge Greqi (2)

Ndërkohë pak orë më pas në Aminteo, Follorinë u ndalua një mjet tjetër që drejtohej nga një grek 42 vjeç, i cili kishte rolin për kontrollin e rrugës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb