GREQI- Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar dhe një grek pasi janë kapur me më shumë se 147 kg drogë. Policia e vendit fqinj ka ndjekur një automjet të dyshuar që vinte nga kufiri i gjelbër.

droge Greqi (1)

Mjeti është arritur të ndalohet nga policia e Janinës në Vergina, Imathia në rrugën “Egnatia”. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 87 pako me 147 kg 850 gram marijuanë, 200 euro dhe 4 celularë.

droge Greqi (3)

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit grek 46 vjeç. Po kështu është arrestuar dhe një shqiptar 35 vjeç i cili u afrua tek mjeti për të marrë drogën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb