VLORË- Plot 206 kg drogë ka arritur të zbulojë policia e Vlorës në Zvërnec, por pa mundur të identifikojë trafikantët. Sipas të dhënave zyrtare, pas sinjalizimeve nga peshkatarët policia e ka gjetur të braktisur drogën, në zonën e Porto Novës, në vendin e quajtur “Hunda e plakut” në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Mësohet se droga ishte fshehur në pritje të gomones e cila më pas do ta transportonte drejt Italisë. Policia është vënë në kërkim të gomones dhe autorëve të implikuar në këtë vepër penale. Ndërsa peshkatarët e marrë në pyetje nuk kanë dhënë detaje apo informacione të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: