SHKODER– Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku garazhi në pronësi të shtetasit Sadetin Kiri është shpërthyer me tritol. Sipas bluve të Shkodrës, nga shpërthimi në garazhin e 62-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që theksohet se banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti.

Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.

Dyshohet se shkak për ngjarjen janë konfliktet e djalit të 62-vjeçarit për shkak të borxheve.

INFORMACIONI PARAPRAK
Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Salo Halili”, është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës trekatëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K është i biri i shtetasit S.K.

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb