TIRANE- Pas publikimit dy ditë më parë të një video në “News 24”, ku nga filmimi nga ajti dukeshin disa parcela të mbjella me kanabis në zonat periferike të Tiranës, është vënë në aksion Policia e Tiranës. Gjatë kontrolleve në zonën e Bizës, blutë kanë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela, të mbjella me 2200 bimë kanabis.

Sipas policisë, kanabisi i llojit 6-mujor, ishte në fazën e fundit të pjekjes.

Grupet e kontrollit, kanë gjetur në terren vendqëndrime të rojeve të parcelave me kanabis, megjithatë asnjë prej tyre nuk është mundur të kapet.

Policia po vijon aksionin për asgjësimin e parcelave të tjera të mbjella me kanabis në zonë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: