MALI I ZI-Policia malazeze ka arrestuar sot një serb si të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Arrestimi i tij, sipas Policisë malazeze, është bërë në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar.

Sipas komunikatës së Policisë personi i arrestuar është M.G , 67 vjeçar i lindur në Gjakovë.

Arrestimi për të dyshuarin është bërë me dyshimet se ka kryer krime lufte ndaj civilëve shqiptarë.

M.G, dyshohet se në vitin 1999 ka ndihmuar në sulmet ndaj civilëve në fshatin Rekë e Keqe.

Ai ka dalë para gjykatës në Podgoricë ku i është caktuar masa e paraburgimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb