TIRANË- Policia e Shtetit vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër vijojnë kontrollet për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe  armëmbajtje pa leje, verifikimin dhe ndjekjen e konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 97 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar armë e municione dhe konkretisht:

– Janë kapur 22 persona që ishin të shpallur në kërkim .
– 26 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
– 9 persona për dhunë në familje.
– 5 persona për armëmbajtje pa leje.
– 10 persona për lëndë narkotike.
– 10 persona për vjedhje në flagrancë
– 9 persona për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe për krime ndaj jetes.
– 4 persona të arrestuar nga Krimi Ekonomik.
– 2 persona për përndjekje dhe ngacmim seksual.

Janë sekuestruar, Kokainë, Heroinë e Cannabis Sattiva. Si dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri dhe municione. Policia Rrugore ka vendosur 1698 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 43 leje drejtimi, e bllokuar 4 automjete pa dokumentacion përkatës.

Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 86 persona në të gjithë vendin. Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penal, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambient e shoqëri më të sigurt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb