LEZHE-Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër aksion të rëndësishëm, për shkatërrimin e një bande kriminale, që bazën e kishte në Lezhë. Bëhet fjalë për një mega aksion, që është shtrirë në disa qytete të vendit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se organizata kriminale, ku shtrirjen më të madhe e ka në Lezhë, është një rrjet i strukturuar njerëzit që çonte emigrantë klandestinë në SHBA dhe Kanada, ndërsa nga prokuroria la kërkuar 40 fletë arreste.

‘BalkanWeb’ mëson se janë angazhuar thuajse te gjithë strukturat e Policisë se Shtetit, aksion që është shtrirë paralelisht në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë, ku janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetra persona. Mes të ndaluarve, rreth 40, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe efektivë policie. Burime policore thanë se operacioni po bëhet i koordinuar në disa qarqe, për të bërë kështu të mundur arrestimin në të njëjtën kohë të pjesëtareve të grupit, ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: