Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Policia ndëshkon shkelësit e rregullave të qarkullimit, vendos 189 gjoba dhe heq 12 patenta

gjoba-1_1506182555-9266172

TIRANE- Policia Rrugore po vijon me kontrollet për ruajtjen e sigurisë në rrugë, ndërsa ka ndëshkuar disa drejtues mjetesh. Në një njoftim të policisë thuhet se janë hequr 12 leje drejtimi, ndersa jane vendosur 189 masa administrative.


NJOFTIMI I POLICISE
Vijon kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor. Kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e Kryeqytetit, ku u konstatuan:

• 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

• Tërhiqen 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

• 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh.

• 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• Merren 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.
(ed.me/BalkanWeb)