STAMBOLL- Policia turke përdori gazin lotsjellës dhe topat e ujit, për t’i shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët kishin zgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

Protestuesit brohorisnin: “Poshtë Fashizmi” dhe ‘Rroftë 1 Maji”, përderisa bënin përpjekje për të marshuar në drejtim të sheshit kryesor të Stambollit, Taksim.

Përgjatë gjithë qytetit ishin vendosur masa të rrepta të sigurisë, pasi që kryeqyteti turk është goditur dy herë gjatë këtij viti nga sulme vdekjeprurëse, për të cilat fajësohet grupi ekstremist Shteti Islamik.

‘Anadolu’ raportoi se autoritetet vendosen rreth 25 mijë policë dhe 120 automjete të pajisura me topa uji në Stamboll për festimet e 1 Majit, ndersa policia vëzhgonte rrugët nga helikopterët që fluturonin mbi qytet.

Sikurse vitet e kaluara, autoritetet ndaluan protestat e 1 Majit në sheshin Taksim, i cili ishte rrethuar që në orët e hershme të ditës së sotme. Policia hodhi gaz lotsjellës për ta ndalur një grup prej rreth 150 njerëzish që i ishin drejtuar këtij sheshi. Agjencitë e lajmeve raportuan për 40 të arrestuar.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: