TIRANE- Partia Demokratike ka dorëzuar sot një kërkesë në Policinë e Tiranës, ku kërkon që nesër të mbajë një protestë pa afate.

Dje, policia ka lejuar vetëm që tubimi të mbahej vetëm për katër orë, duke nisur në orën 12:00, deri në orën 16:00. Ndërkohë, opozita kërkon më shumë orë në dispozicion, ndërsa deklaroi publikisht se protesta nuk dihej se në çfarë ore mbaronte.

Deri më tani nga ana e policisë nuk ka asnjë përgjigje zyrtare. “Ligji i tubimeve, për leje duhet ora e fillimit dhe e mbylljes”, tha policia më herët.

Burime nga PD për “BalkanWeb” pohuan se: “protesta do mbarojë vetëm me fitoren tonë”. Nga ana tjetër opozita hodhi poshtë çdo insinuatë të dalë në media me burime anonime, sikur do ketë skenar për të provokuar policinë.

Protesta do të zhvillohet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Ndërkohë sot burime nga policia thanë që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje. Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme, ndërsa priten rreth 1000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: