BULQIZE-Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku 5 punonjës të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë janë dhunuar me sende të forta nga disa persona të maskuar. Ata janë dhunuar tek vendi i quajtur Liqeni i Bardhë. Dy prej të punonjësve kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spital për mjekim të specializuar. Policia ka arrestuar në flagrance Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56.

NGJARJA:
Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marrë ndihmë mjekësore dy shtetas. Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambientet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë HEC-i. Dy shtetasit e lartpërmendur kanë deklaruar se së bashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur ‘Liqeni i Bardhë’, Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër.

Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim. Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56. Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve. Vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb