Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Policia zbardhi ngjarjen, shqiptarët vrasës me pagesë ekzekutojnë gabimisht patriotin në Greqi (VIDEO)

vrasje_ne_greqi

GREQI – Një 32-vjeçar shqiptar u ekzekutua 2 vite më parë dhe policia greke ka mundur të identifikojë autorët.

Ngjarja ndodhi në 12 nëntor 2016, në Keratsini të Athinës ku dy persona dolen nga një makinë duke qëlluar mbi një tjetër makinë, në brendësi të së cilës ndodheshin 2 të tjerë, shkruan Zougla.gr

Nga sulmi u plagos rëndë drejtuesi i mjetit të dytë, që nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë kur po e çonin në spital.

Media greke spekuloi se motivi i vrasjes ishte larja e hesapeve të mundshme me viktimën, por policia helene e ka rrëzuar këtë pandehmë, teksa në një komunikatë të publikuar të mërkurën, ka shpallur rezultatin e hetimeve.

Autorë të vrasjes kanë rezultuar dy shtetas shqiptarë, me moshë 31 dhe 32 vjeç.

Ata ishin nisur të kryenin një vrasje me pagesë, të porositur nga një tjetër shtetas shqiptar. Mirëpo objektivi nuk ishte drejtuesi i mjetit, por personi i ulur në vendin e pasagjerit. Njeri nga autorët e vrasjes, 32 vjeçari, ndodhet në burg në Greqi, ku vuan dënimin për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.

Ndërsa për 31 vjeçarin, që konsiderohet si ekzekutori, policia ka shpallur kërkimin dhe ka nisur procedurat për nxjerrjen e urdhër arrestit ndërkombëtar.

BalkanWeb