PUKE – Në vijim të luftës kundër drogës, policia e shtetit ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike në Pukë mbrëmjen e sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se në parcelë u asgjësuan bimë të sapo mbjella. Ende nuk dihet sasia e lëndës së asgjësuar.

Parcela me lëndë narkotike u gjend në bazë të informacioneve policore.

Kanabisi ishte mbjellë në masivin pyjor të Tërbunit tek Livazhdet e Hamzit. Ndërkohë po kërkohen autorët e dyshuar për mbjelljen e parcelës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: