KOSOVE– Politikanët në Kosovë kanë reaguar ndaj sulmeve terroriste në Paris mbrëmjen e djeshme, duke dënuar ngjarjen e rëndë.

JAHJAGA: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ KUNDËR TERRORIZMIT
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur e tronditur me sulmet që ndodhën në Paris.

“E tronditur me sulmet terroriste në ‎Paris dhe humbjen e shumë jetëve të pafajshme në këto sulme. E ndajmë dhimbjen me Francën dhe qëndrojmë me popullin francez kundër terrorizmit”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

MUSTAFA: SULMET NË PARIS, PËRPJEKJE PËR TERRORIZIMIN E BOTËS SË CIVILIZUAR
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një deklarate shprehu dhimbjen më të thellë për viktimat e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris të Francës, duke dënuar fuqishëm përpjekjet për terrorizimin e popullit francez me akte mizore e terroriste, përmes të cilave po synohet të mbillet frika në krejt botën e civilizuar.

“Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen me popullin dhe institucionet e Francës, por edhe me mbarë botën demokratike, e cila duhet të mobilizohet fuqishëm për ta mundur të keqen që po i kanoset njerëzimit”, ka theksuar kryeministri Mustafa, duke u shprehur në emrin e tij dhe të institucioneve e qytetarëve të Kosovës ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejt.

Sipas kryeministrit Mustafa, Franca dhe aleatët tjerë euroatlantik do të gjejnë formën për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi, sepse gabojnë të gjithë ata që mendojnë se mund t’i hedhin poshtë vlerat e lirisë nëpërmjet terrorizimit të njerëzve.

THAÇI: KOSOVA LUTET PËR FAMILJET E VIKTIMAVE
Zëvendës kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllimet presidentit francez dhe fanmiljarëve të viktimave, pas sulmit terrorist ditën e premte në Parisn.

Në një spostim në facebookn Thaçi ka shkruan në facebook.

“Jemi të shokuar me sulmet në Paris ku po raportohet për shumë viktima. Kosova lutet për familjet dhe popullin francez sonte”, shkruan Thaçi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb