Presidenti turk, Erdogan, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali. Fillimisht lideri turk është takuar me Papën në Vatikan, ndërkohë që Roma është blinduar për të garantuar sigurinë gjatë vizitës.

Gjatë vizitës është parashikuar një takim me kryeministrin Gentiloni dhe presidentin Sergio Mattarella.

Vizita e Erdoganit është kundërshtuar nga lideri i Lega Nord, Matteo Salvini.

“Eshte turp që Italia pret përfaqësuesin e një regjimi ekstremist të përgjakshëm, nga një vend islamik, ku feja komandon mbi ligjin. Pranimi i Turqisë në Europë do të ishte katastrofë. Do të shohim si e votojnë partitë, përfshirë edhe Forza Italia, mocionin tonë që kundërshton pranimin e Turqisë në BE”, tha ai, shkruan Ansa.

Kjo është vizita e parë e një presidenti turk pas 59 vitesh që viziton Vatikanin. Mësohet se temë kryesore mes presidentit turk dhe Papës është terrorizmi dhe vendimi për Jeruzalemin. Vizita e Erdigan në Vatikan po shoqërohet me masa të të forta sigurie. Në Romë duke nisur nga dita e sotme e deri në largimin e Presidentit Erdoğan në qytet do të jenë në detyrë 3.500 forca të sigurisë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: