TIRANE– Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo ka bërë që njerëz të artit, por jo vetëm të shprehin ngushëllimet për humbjen e tij. Aleksandër Lalo u nda nga jeta dje në moshën 68-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Përmes një statusi në Facebook, kryetari i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka treguar takimin e fundit që ka pasur me kompozitorin pak muaj më parë gjatë homazheve për ndarjen nga jeta të këngëtarit Francesk Radi.

“Maestro Lalen e takova pak muaj me pare ne homazhet e këngëtarit Francesk Radi. Me ironinë e tij therese me tha: Si ka ardh puna duhet te vdesim qe te kujtohet dikush per ne artistet. Me dhembi ne shpirt kjo e vërtetë e hidhur. Lamtumire mjeshtër, u prehsh ne paqe! Ngushellime nga zemra familjareve, kolegeve e miqve te tij!”- ka shkruar Leonard Olli në Facebook.
yjhmn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: