Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviç thotë se çështja e Kosovës nuk duhet të zgjidhet duke bërë presion për të nënshkruar diçka, por me një marrëveshje që është rezultat i proceseve demokratike.

“Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike. Kjo temë është kthyer në një axhendë kryesore të politikës serbe”, tha Jankoviç.

Ish-kandidati për president të Serbisë komentoi edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, dhe marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Jankoviç theksoi se nuk do ta përjashtonte mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, nëse vendimi do të ishte i marrë në mënyrë demokratike

“Në qoftë se kjo është zgjidhja e problemit atëherë në rregull, por jo nëse ky vendim ndërton një atmosferë të konfliktit, dhe një nënshkrim të shkaktojë turbulenca të mëtjeshme në shoqëri”, tha Jankoviç.

Ai kritikoi qëndrimet e qeverisë serbe gjasme nuk do ta njohin Kosovën. Jankoviç thotë se Serbia tashmë e ka njohur Kosovën.

“Në thelb Kosova është njohur, njohjen formale nuk do të na kërkojë askush. Por, Aleksandar Vuçiq ndërton urrejte dhe armiqësi ndaj popullit shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar”, thotë Jankoviç.
Presidenti serb ditë më parë ka paralajmëruar se do ta propozojë një marrëveshje me Kosovën në Serbi, gjatë muajit prill.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb