Ndeshja e parë çerekfinaliste mes Polonisë dhe Portugalisë ka përfunduar me rezultatin 3-5 pas gjuajtjes së penalltive. Portugalia bëhet kështu skuadra e parë që kualifikohet për në fazën gjysmëfinale duke dërguar Poloninë në shtëpi.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa edhe në kohën shtesë prej 15 minutash secila nuk u arrit të ndryshohej rezultati. Pas përfundimit të kohës shtesë ekipet iu drejtuan pikës së bardhë së penalltisë, ku Portugalia ka triumfuar.

Blazhikovski nuk arriti të shënojë gol gjatë gjuajtjes së penalltisë duke humbur shansin e Polonisë për të kaluar në gjysmëfinale.

Portugalia do të përballet në fazën gjysmëfinale me ekipin që do të dalë fitues mes Uellsit dhe Belgjikës, që do të luhet nesër në 21:00.

Çerekfinalja e parë e Euro 2016, Poloni-Portugali dhuroi emocione të forta. Që në fillim të takimit që zhvillohet në stadiumin “Velodrome” në Marseille Polonia ka kaluar në avantazh me një gol të shënuar nga Lewandowski.

Goli i tij është goli i dytë i bërë më shpejt në Kampionatet europiane, dhe i pari në këtë kampionat duke hyrë në rrjetë 1 minutë e 40 sekonda pas nisjes së ndeshjes. Por në minutën e 32, Renato Sanches ka rikthyer portugezët në lojë duke barazuar.

Arbitri i ndeshjes është gjermani Felix Brych.

Ndeshja e fundit e Polonisë përfundoi me shifrat 1-1 por që polakët u kualifikuan me penallti duke mundur Zvicrën, ndërsa Portugalia ndeshjen e fundit 90-minutat e sfidës i përfundoi me barazimin pa gola 0-0 por goli i fitores dhe i kualifikimit erdhi në minutat shtesë të takimit në minutën 117-të duke mundur Kroacinë.

Statistikat: Të dyja skuadrat do të përballen për here të pare në një sfidë për eliminim direkt në një turne të madh botëror. Dy takimet e fundit janë zhvilluar për Botërorin e vitit 1986 dhe vitit 2002, në Meksikë polakët fituan 1-0 ndërsa në Koreun e Jugut Portugezët fituan me rezultatin e thellë 4-0 kundër polakëve.

Ndërkohë ju njohim me formacionet zyrtare:

Polonia: (4-4-2): Fabianski; Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk; Blaszczykowski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki; Milik, Lewandowski. Trajner: Nawalka.

Portugalia: (4-1-3-2): Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Eliseu; Carvalho; Mario, Sanches, Silva; Nani, Cristiano Ronaldo. Trajner: Santos.

(d.d/b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: