TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga vizita dy ditore në Vlorë, ku zhvilloi takim me ministrat dhe qytetarët për të parë nga afër problematikat. Por edhe në këtë status qytetarët nuk kanë qëndruar indiferentë dhe kanë komentuar për problemet dhe pakënaqësitë që kanë për qeverinë.

Një qytetar i shkruan kryeministrit se populli e ha sapunin për djathë duke besuar në ato që thonë qeveritarët, por kryeministri nuk ka qëndruar indiferent dhe i është përgjigjur.

Statusi i Ramës:
Në kantieret e ndërtimit të Vlorës që Duam, gjatë punimeve dy-ditore të Këshillit të Ministrave në Qarkun e Vlorës:
Në qendër të Kaninës që pas shpalljes me vendim të Këshillit të Ministrave zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore, do të pësojë një transformim rrënjësor duke filluar me rindërtimin e sheshit historik, rikonstruksionin dhe transformimin e Pallatit të Kulturës në një qendër moderne kulturore, për të vijuar me radhë me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për rilindjen tërësore të kësaj zone me tradita kulturore dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore.
Në nënstacionin e ri të energjisë në Orikum, punimet në të cilin përmbyllin segmentin e fundit të investimeve për rimëkëmbjen e rrjetit energjetik në zonë, duke zgjidhur përfundimisht të gjithë dramën e rëndë të shumë viteve në bregdetin Jon, që ka torturuar banorët dhe vizitorët e sezonit turistik.
Si dhe në Parkun Arkeologjik të Orikut, hyrja në të cilin do të çlirohet dhe ku, shumë shpejt, vizitorët e shumtë do të kenë mundësinë që përtej zbulimeve të reja nga gërmimet e kryera së fundmi, të shijojnë organizmin e ri në një sipërfaqe më të madhe dhe të përshtatur në një park arkeologjik e natyror njëkohësisht.

Komentuesi: Edi tie e ke tel cfar thua ti populli e ha sapunin per djath sic e ka ngren po ben si i dashuruar me popullin e vlores se mendo mos ngrien e ta bejn si 97 vlonjatet po ashtu hoqe fotografin e presidentit e vure te Ismail qemalit o Edo ti je skizofren e ke par si e ber kryeministrin me lloj lloj ngjyrash e pikturash si ato xhamit e vjetra 500vjecare po ky popull kot perderi sa ndjehen mir me ty shtypi me kemb se akoma skan par gje …

Replika e Ramës: Popullit i merr te keqen ti Lilo dhe si komplet kallep pa sapun qe qenke, mesoje qe presidentet vene e vijne edhe kryeministrat po ashtu, po Ismail Qemali mbetet o te keqen e mendjes tende ? Sa per ngjyrat e pikturat e xhamive te vjetra mos shko aq larg te kam rixha, po shiko veten dhe mbi te tera mendjen qe te qenka zberthylyr si ato fotot bardhezi te aparateve sovietike tek gropa e Skenderbeut dikur ?
rtg5bn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: