Përkundër formës e mirë që po kalon në kampionat, Lacio ka ende probleme të cilave duhet t’u japë zgjidhje. Një ndër më kryesoret është çështja e portës, që për momentin mbetet një rebus me shumë të panjohura. Federiko Marketi për momentin është zgjedhja e parë, megjithatë e ardhmja e tij mbetet në dyshim edhe pse 33-vjeçari rinovoi kontratën vetëm pak kohë më parë.

Sipas mediave italianë, alternativat më të mundshme për ta zëvendësuar në rast largimi janë Neto, i cili është bllokuar nga Bufon te Juventusi dhe Marko Sportielo, marrëdhëniet e të cilit me Atalantën sa vjen e përkeqësohen. Kjo situatë mund të shkaktojë një reaksion zinxhir që do të prekte edhe shqiptarët Thomas Strakosha e Etrit Berisha. Me kroatin Ivan Vargiç që nuk bind, Strakosha mund të bëhej “gardiani” i parë duke e lënë Berishën tek Atalanta.

Ndërkohë, nëse Lacio zgjedh Sportielon, ka shumë të ngjarë që kryeqytetasit ta fusnin Berishën në operacion, çka do ta linte sërish 27-vjeçarin përfundimisht në Bergamo. Gjithsesi, për momentin këto mbeten thjesht hipoteza dhe situata pritet të qartësohet më tepër gjatë muajve të ardhshëm./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: