Dy ditë më parë, gazetari Dritan Shakohoxha postoi në “Instagram” një foto duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me portierin e Kombëtares së Italisë, Xhanluixhi Bufon, pas ndeshjes me Shqipërinë në Palermo.

Mirëpo ky veprim nuk iu ka shpëtuar mediave serbe, të cilat edhe kanë reaguar, duke shtuar se ndjehen të provokuar. E përditshmja “Kurir”, shkruan se “gardiani” i Juventusit nuk do të ketë më simpatinë e serbëve, pas këtij veprimi.
Kurir-Bufon-Shako-490x422
“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i Kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj”, shkruan “Kurir”.

Më herët, mediat serbe kryqëzuan edhe kampionin e Europës në garën e kërcimit së gjati, shqiptarin Izmir Smajlaj, i cila pas fitores ka bërë me duar shqiponjën.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë provokoi publikun në “Arena” që e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruanin mediat serbe.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: