Në derbin e luajtur në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Tiranës, këngëtarja Çiljeta Xhilaga i kërkoi fanellën portierit të Partizanit, por ai i tha që do t`ia dhuronte herën tjetër.

Kështu futbollisti i të kuqve e ka mbajtur premtimin pasi i ka dhuruar biondinës bukuroshe fanellën e Kombëtares shqiptare.

Vetë këngëtarja Xhilaga ka postuar në profilin e saj një foto me fanellën që i ka dhuruar portieri i Partizanit Alban Hoxha, pas grumbullimit me Kombëtaren për dy miqësoret e fundit. “Ja dhurata që mora nga Lali im”, shkruan Çiljeta në profilin e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: