FRANCE – Mijëra insekte zbritën në stadium për të parë nga afër ndeshjen finale të Evropianit, madje njëri prej tyre iu ul në fytyrë Ronaldos, pas dëmtimit që në minutat e para të lojës.
Por insektet kishin hyrë shumë më para së të niste ndeshja në “Stade de France” Paris, duke penguar edhe përgatitjet për finalen e “Euro 2016”.

Stafi i mirëmbajtjes së stadiumit kishte lënë prozhektorët ndezur natën para ndeshjes, gjë që bëri që insektet të hyjnë brenda. Drita së bashku me lagështirën tërhoqi insektet duke shkaktuar shumë bezdi për lojtarët dhe jo vetëm.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb