Një poster i rrallë i Elvis Presleyt nga viti 1955 është shitur në një ankand në Karolinën Jugore për 42.500 dollarë, njoftoi sot një shtëpi ankandi në Teksas.

Bëhet fjalë për posterin me të cilin ishte paralajmëruar koncerti në Rally më 19 maj të 1955-ës, dhe çmimi i arritur është dy herë më i lartë se sa ishte parashikuar, transmeton ksp.

Shtëpia e ankandit deklaroi se blerësi dhe shitësi dëshironin të mbeten anonim, ndërkohë dihet vetëm se klienti është nga Kalifornia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb