NAPOLI- Një 26-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë dje në pranga në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Genc Lokun, që cilësohet si i ‘pakapshëm’ nga policia, pasi kishte arritur disa herë të arratisej. ‘Ansa’ shkruan se ai akuzohet për krime kundër personit, ndërsa arrestimi i tij është bërë nga policia e Casera-s.

I riu shqiptar është lokalizuar nga karabinierët falë një foto që ai kishte postuar në ‘Facebook’, pasi pas imazhit të tij shihej një tabelë e qarkullimit rrugor. Fill pas kësaj, policia u vu në lëvizje ndërsa lokalizoi dhe vendndodhjen e shqiptarit, duke e prangosur në Napoli.

Në lidhje me shqiptarin në vitin 2014 autoritetet shqiptare i kishin dërguar homologëve italianë një urdhër-arrest, ndërsa ai ishte dënuar me 4 vjet burg. E njëjta gjë kishte ardhur dhe nga Gjermania.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb