Kampioni i MMA (Mixed Martial Arts), Conor McCregor, së fundmi nuk ka reshtur së postuari makinën e tij të re të markës ‘Lamborghini’ në rrjetet sociale. Automjeti i cili ka kushtuar 185 mijë euro dallohet për ngjyrën e veçantë prej ulliri që irlandezi e kishte shumë përzemër. Me 650 kuaj/fuqi ajo është e aftë të arrijë 100 km për vetëm 3.2 sekonda, raporton “The Sun”.
conor-mcgregors-lamborghini-1
Por McCgregor nuk e ka gëzuar shumë ‘monstrën’ e tij pasi policia e Dublinit ia ka sekustruar. Mjeshtëri i arteve marciale ndodhej në një nga baret e kryeqytetit në momentin kur makina e tij ishte duke përfunduar në stacionin e policisë. Më pas kur është kthyer ka vënë re se ajo nuk ishte më aty.

E gjithë ngjarja ka ndodhur sepse irlandezi nuk kishte parkuar ashtu siç duhet, duke shkelur mbi dy vijat e verdha, shenjë e cila sinjalizon rreptësisht parkimin.
nintchdbpict000312367479
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: