Pasi Beniada Nishani (Jakiç) nisi një karrierë të re si modele, duke u përzgjedhur imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, ajo nuk po ndalet në realizimin e seteve fotografike ku pozon kryesisht nudo. Vajza nga Durrësi që komentohet në Itali si modelja që bie në sy për këmbët e gjata, bëri përshtypje si imazhi i vajzës nga Shqipëria në faqet e revistës erotike.

Zakonisht ajo punon me fotografë të huaj, kryesisht italianë, por këtë herë ai që ka bërë art me nuditetin e saj është fotografi shqiptar, Renuar Locaj. Ai ka postuar në “Instagram”-in e tij një foto të re, ku Beniada duket si një skulpturë perfekte që mbulon pjesët intime thjesht me duar. Nuk dihet për cilin projekt i ka realizuar këto foto Beniada, e cila rishfaqet pas seteve për “Playboy”.

Modelja bionde, e cila po studion në degën e aktrimit në Itali, e pyetur nga “Panorama plus” se sa është paguar nga “Playboy” u përgjigj: “Jam paguar shumë, por nuk mund të flas me shifra”, duke lënë të nënkuptohet se ndihet shumë e kënaqur. Beniada është shqiptarja e fundit që iu shtua listës së modeleve shqiptare që pozojnë për “Playboy” pas Iris Shalës, Delfina Azirit, etj..

BENIADA NISHANI, FAMA E SHQIPTARES NGA “LE IENE” TE “PLAYBOY”

Po si është jeta e vërtetë e vajzës mendjehapur nga Durrësi? Beniada u bë e njohur në Itali me daljen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua në Shqipëri si mbesa e bukur dhe seksi e ish-Presidentit, Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më me emër në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu dedikua studimeve në aktrim me synimin për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.
beniada

beniadaa1
Seti më i fundit i saj ishte me shoqen 22-vjeçare Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar po ashtu për “Playboy”. Në lidhje me perceptimin e saj për pozat topless apo nudo, Be-niada shprehet: “Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si; Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”, tregon ndër të tjera ajo.

Burimi http://www.panorama.com.al/panoramaplus/pozat-nudo-i-kthehen-ne-zakon-beniada-nishanit-mbesa-e-ish-presidentit-i-nxjerr-te-gjitha/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: