Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pr.ligji për pakicat/ Berisha replikon me Bushatin: Imposton problemin dhe krijon mollën e sherrit

sali berisha 2

TIRANE- Pr.ligji për pakicat etnike ka krijuar debate në seancën Kuvendit. Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky ligj paraqitet nga ministria e Jashtme sikur çështjet e minoriteteve janë afera të jashtme të këtij vendi. Ai tha se po impostohet problemi.

“Natyrisht që një ligj që garanton të drejtat e minoriteteve duhet të vlerësohet, por ajo që është e papranueshme është se ky ligj paraqitet nga ministria e jashtme sikur çështjet e minoriteteve janë afera të jashtme të këtij vendi. Kjo nuk qëndron dhe këto janë çështje të lirive dhe të minoriteteve dhe që në momentin që ti e imposton problemin, ti krijon mollën e sherrit në një ministri që është faktuar dizatër si një dështim i plotë në këto 4 vite dhe tani i duhet një ligj për të thënë unë kalova ligjin. Pazare mafioze që shkelin Kushtetutën e vendit”- tha Berisha.

Por menjëherë ka replikuar Bushati, i cili tha se këtë ligj nuk synohet impostimi në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Unë e sqarova e dhe Dulen për këtë çështje dhe mendova se ishte shqetësim vetëm i tij, por kur flisni ju për impostim të kësaj çështje më duket absurde. Mendoj se është mirë që në këtë çështje të lëmë spekulimet, pasi nuk ka impostim ndërkombëtar. Me këtë ligj ne nuk synojmë impostim në marrëdhëniet ndërkombëtare, por përmbushim procesin kuadër.

(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .