Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pr.ligji për pakicat, Rama-Dules: Vangjeli ti je minoritar, Evropa nuk është kishë e xhami

edi rama

TIRANE- Kreu i PBDNJ,Vangjel Dule ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në seancën e Kuvendit ku po diskutohet pr.ligji për pakicat. Dule tha se në vitin 2011 u hoq e dhëna për përkatësinë etnike dhe i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga kjo propagandë. Në replikën e tij Rama tha se Dule thotë gjëra që ai si ka thënë kurrë.

“Vangjeli ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde. Nëse nuk do të njihja do mendoja se e ke nga mendjelehtësia, por duke të njohur ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë. Së pari ti je një minoritar dhe jo minoriteti. Evropa Vangjeli nuk është as kishë ku nuk vihet në diskutim zoti, e as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu, është kontinent ku ne jemi pjesë, fakti që nuk jemi në BE nuk na bën më pak evropianë dhe ne kemi të drejtën të themi për BE Vangjeli dhe kjo nuk përbën mëkat e arsye që zotrore të vish këtu e të më vësh mua në gojë gjëra që si kam thënë kurrë. Mësoji këto gjëra. Së fundi ligji është krenari për këtë Kuvend”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .