Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një tjetër paralajmërim në Korenë e Veriut duke thënë se SHBA është e gatshme të përdorë veprime ushtarake shkatërruese pasi Kim Jong-Un kishte vënë në lëvizje një numër të vogël avionësh ushtarakë.

CNN raporton se avionët e vegjël kishin lëvizur nga baza në Korenë e Veriut duke u zhvendosur në pjesën lindore të vendit. Kjo lëvizje u pa në imazhet satelitore amerikane, dhe kështu SHBA ka rritur gadishmërinë e saj ushtarake në sektorin lndor.

Në pamjet e publikuara deri më tani, shihen avionë Mig-29. Të hënën, Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho pohoi se Presidenti i SHBA Donald Trump i kishte “shpallur luftë” vendit te tij dhe kërcënoi të xhironte avionin amerikan që fluturonte jashtë bregut të saj

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: