Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë Veriore, pasi ajo sot e ka lançuar raketën e dytë balistike mbi Japoninë.

“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme”, tha sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ka shtuar se “Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane”.

“Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lancime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, tha Tillerson, shkruan rel.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë nderkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj për lançimin e fundit verikorean, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb