Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në Itali. ‘Padova oggi’ shkruan se shqiptarët, 34 dhe 39 vjeç, u kapën në rrugën “Semitecola” brenda një makine tip “Peugeot 206” në Padova.

Mësohet se këta dy persona, ideniteti i të cilëve nuk dihet, i kishin shpëtuar të dielën një postblloku të policisë. Por, gjatë tentativës për t’u kapur, njërit prej shqiptarëve kishte dalë nga makina, dhe teksa vraponte i kishte rënë një ‘çorape’, brenda të cilës kishte 20 varëse floriri si dhe unaza dhe medalje ari.

Të dy shqiptarët u dërguan në stacionin e policisë, ndërsa do të qëndrojnë në qendrën e riatdhesimit në Bari.
Schermata 2017-11-20 alle 17.25.18-2

Schermata 2017-11-20 alle 17.25.36-3

Schermata 2017-11-20 alle 17.25.53-2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb