Disa ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi për vendimin e Komitetit Ekzekutiv, i cili do të hiqte tarifën për pjesëmarrjen në kampionatet futbollistike. Mirëpo, në mbledhjen e fundit ka pasur edhe një diskutim në lidhje me faturat e borxheve që kanë të regjistruara klubet në federatë.

PRAPASKENA
Kohë më parë, Asambleja ka vendosur faljen e borxheve për ekipet shqiptare, mirëpo në zyrat e institucionit të futbollit ekzistojnë ende fatura ku skuadrat në vendin tonë kanë borxhe të pashlyera. Në lidhje me këtë, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që të mos falen. Pak ditë më parë, ishte vetë faqja zyrtare e institucionit të futbollit në vend që bëri me dije vendimin që ishte ndërmarrë për të hequr disa fatura financiare të detyrueshme për klubet.

“Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së”, shkruante ndër të tjera faqja zyrtare e FSHFsë më 12 shtator.

PAGESAT
Momentalisht, skuadrat shqiptare do të duhet të paguajnë tarifën e anëtarësisë prej 200 mijë lekësh (të rinj), si dhe tarifën e federimit të futbollistëve që është 1 mijë lekë (të rinj) për secilin./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: