Në Samitin e Kartës së Adriatikut, mbajtur në Podgoricë është diskutuar edhe për emrin e ri të Maqedonisë, ndërsa kryeministri Maqedonas, Zoran Zaev thuhet se ka pranuar propozimin e homologut shqiptar, Edi Rama.

Të paktën kështu shkruan sot agjencia e lajmeve ruse, “Sputnik” në një të botuar në formatin serbisht të portalit, “Sputnik”, duke cituar burime konfidenciale brenda delegacionit të Zoran Zaev, në këtë samit, ka mësuar se kryeministri maqedonas ka pranuar emrin e ri për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Mësohet se emri i ri do të jetë ore “Maqedonia Veriore” ose “Maqedonia e Epërme” dhe se këtë propozim Zaevit ja ka dhënë kryeministri shqiptar, Edi Rama nqë ë një takim me Zaevin në Samitin e Triestes.

“Kryeministri maqedonas mbi këtë temë ka folur në takimin e Triestes me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka sugjeruar emrin ‘Maqedonia veriore’, sepse siç tha ai shqiptarët kur flasin për Maqedoninë përdorin shprehjen é epërme”,- sqaron Sputnik.

Aleksandar Mitevski, një analist pro Gruevskit thekson për Sputnik se “Zaev u mbështet nga Perëndimi vetëm që të shkohet drejt ndryshimit të emrit.

“Zaev ka folur tashmë me liderët e rajonit nga Edi Rama, me Denisa Zvizgjiçin dhe ka kërkuar mbështetje. Gjërat po lëvizin në këtë drejtim, thotë se marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit për normalizimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila gjithashtu nuk e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues – Republika e Maqedonisë”,- theksohet në shkrim.

Sipas shkrimit të “Sputnik”, zgjidhja e çështjes së emrit është edhe kushti kryesor që maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s. Në shkrim thuhet ndër të tjera, se kryeministri Zaev do ta hedhë në referendum këtë propozim për emrin.

Thuhet se ai tashmë e ka marrë edhe mbështetjen e SHBA-ve, pasi emir i ri është diskutuar në një debat të gjerë me dyer të mbyllura, në prezencë të Mike Pence, zv/Presidentit amerikan.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb