Disa muaj pasi është përfolur divorci mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, dy protagonistët kanë reaguar vetë. Albi Nako i ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Gjatë një inserti të transmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish- partneren e tij, pasi siç e theksoi edhe ai vetë, nuk ishte i përgatitur për të folur mbi këtë temë. I pyetur nga Rudina për mënyrën se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë, ai u shpreh se ka qenë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar. Madje, Albi theksoi se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre duke sjellë në jetë një fëmijë, por ai duke menduar për karrierën e saj, nuk ka pranuar.

Duke i shkuar më tej kësaj historie, “Bluetooth” ka mësuar se në fakt problemet e çiftit kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë. Me aq sa kemi mundur të mësojmë është se distanca ka qenë një nga shkaktaret e ftohjes së marrëdhënies së tyre. Çifti prej kohësh kishin menduar ndarjen, duke qenë se Klaudia kishte vendosur që të zhvillonte karrierën e saj në Itali, ndërsa Albi po vijonte me punën e tij në Shqipëri. Por duket se për hir të dashurisë që ndjenin për njëri-tjetrin, dyshja ka ritentuar edhe njëherë të që vijojnë lidhjen disavjeçare, duke “luftuar” edhe me distancën. Pas thashethemeve në atë kohë për një ndarje mes tyre, dyshja e konfirmoi ribashkimin me një puthje të nxehtë ‘live’ në emisionin “Dance with me”, shtatorin e shkuar. Por, duket se edhe ky pajtim nuk zgjati shumë, pasi dyshja e njohur e balerinëve vendosi t’i japë fund.

“Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personit në jetën tonë t’i lëmë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë. Për mua kjo është thelbësore. Është gjë e mirë që ne ruajmë kontaktet, shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Pse kur dy njerëz nuk janë më bashkë, gjithmonë ndodh në Shqipëri që të kthehet gjithçka në formë urrejtje, sepse unë kam lexuar portalet dhe komentet dhe ndarja bëhet në dy kampe, ku një pjesë akuzon Klaudian dhe një pjesë më akuzon mua. Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë si çift, bashkëjetesë artistike, i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit në të gjitha dimensionet e saj për një arsye të caktuar që janë personale ne nuk jemi më bashkë, sepse nuk jemi, por kurrë nuk i dihet seç ndodh. Klaudia ka qenë është dhe do të mbetet në zemrën time. Shumë njerëz akuzuan Klaudian karrieriste, mendove për karrierën, por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha njerëzve. Pas ‘Amici’, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua, por kam qenë unë ai që duke menduar për karrierën e Klaudias, për gjithë atë rrugëtim të saj, për të mos e penalizuar dhe për efektin e saj si artiste, si moshë dhe si gjithçka të mos pranoja. E vërteta më e madhe është e vërtetë ajo që dimë vetëm unë dhe ajo. Jemi munduar ta kalojmë me sportivitet dhe kjo ka ndodhur në mënyrë graduale, nuk është se ka ardhur përnjëherë. Ne kishim kohë që e diskutonim, por e rëndësishme është mirënjohja dhe kujtimi i mirë. Ne kemi kontakt për gjithçka dhe asnjë arsye nuk ka për të na ndarë bashkë”, përfundoi Albi.
Ljamin e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/09/23/prapaskenat-e-ndarjes-se-klaudia-pepes-dhe-albi-nakos-motra-zbulon-detajet-e-divorcit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb