Merkato e kësaj vere prodhoi shumë surpriza dhe çmime stratosferike me Paris SG që pagoi më shumë se 400 mln euro për të blerë pjesë të skuadrës dy lojtarë, Neymar e Mbappe. Gjithsesi jo të gjitha tratativat mediat kanë arritur ti zbulojnë me kohë.

Nga Spanja vijnë raportime se Barcelona ka kontaktuar Atletico Madrid për yllin e skuadrës “colchonere”, Antoine Griezmann. Prapaskena e klubit katalanas u zbulua nga radio ‘Onda Cero’, sipas së cilës Barcelona ofroi deri në 140 milionë euro për sulmuesin francez, shifër kjo që ishte inferiore nga ajo që është në klauzolën e kontratës së futbollistit dhe që nuk u mor aspak parasysh nga drejtuesit e Atleticos.

Megjithatë, Griezmann nuk ishte zgjedhja e parë e nënkampionëve të Spanjës. Gjithnjë sipas ‘Onda Cero’, Barcelona kishte si objektiv kryesor gjatë kësaj vere Saul Niguez, për të cilin katalanasit ishin gati të ofronin 80 milionë euro, ndërkohë që futbollisti ka në kontratën e tij me Atleticon një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 150 milionë eurosh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb