Marko Simonovski mund të ishte goditja e radhës e Kukësit, por, për detaje të vogla, sulmuesi i Maqedonisë ka zgjedhur një ekip rumun përpara kampionëve në fuqi të Shqipërisë. “Panorama Sport” ka zbuluar se drejtuesit e klubit verilindor prej ditësh janë futur në bisedime me 26-vjeçarin që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit finlandez, FC Lahti.

Me këtë të fundit Simonovski ka shënuar 13 gola në 27 ndeshje. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e RNK Split në Kroaci, Shakhter Karagandi në Kazakistan dhe Amkar në Rusi.

Simonovski i kërkoi Kukësit një pagë prej 7 mijë eurosh në muaj, por klubi verilindor nuk ishte në gjendje të plotësonte këtë kërkesë duke i thënë që të ulë pretendimet. Kësisoj, pas negociatave të vazhdueshme, sulmuesi firmosi në një klub rumunduke mos preferuar Kukësin që ofronte 5 mijë euro në muaj.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-prapaskenat-e-merkatos-kukesi-tentoi-sulmuesin-e-maqedonise/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb