Rizgjohen shpresat për të patur edhe një herë mes nesh 7 herë kampionin e botës së “Formula 1”. Sipas “scmp”, Michael Schumacher do të dërgohet drejt SHBA për një mjekim më të specializuar.

Gruaja a gjermanit, Korina, është iniciatorja e transferimit nga klinika në Zvicër drejt një qendre traumatike për personat me dëmtime në tru, në Teksas. Dr. Mark Mils mund të jetë shpëtimi i tij me një terapi të re të aplikueshme. Scumacher ndodhet në koma që nga viti 2013 pasi pësoi një dëmtim në tru gjatë një aksidenti kur po bënte ski.

Për pilotin legjendar të këtij sporti familja e tij deri më tani ka shpenzuar 16.1 mln euro për kurimin. Më parë disa media patën raportuar se familja e Schumacher kishte falimentuar si pasojë e kësaj situate, temë e cila hapi shumë debat mes palëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb