TIRANE – Yll Limani është një këngëtar dhe tekstshkrues i lindur në Prishtinë më 24 shtator 1994. Ai arriti të bëhej i famshëm për publikun falë paraqitjes së tij në edicionin e parë të “The Voice of Albania”.
Untitled-3
Dëshirën për të kënduar ai e ka trashëguar nga babai i tij, i cili është pjesëtar i grupin Minatori. Me muzikë Ylli nisi të merrej kur ishte në klasën e 9-të, duke postuar kovera të ndryshëm në “Youtube”.

Pas shumë hiteve të nxjerra së fundmi , Ylli Limani ka publikuar sot këngën e tij më të re “Prej se jena nda”. Për të realizuar klipin, Linami ka zgjedhur vajzën e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngtëari i cili ka publikur një fragment të këngës në Instragam, ku falenderonte dhe vajzës bukuroshe të ish-deputetes. Më vonë edhe Ada Deda ka njoftuar në Instragam për hitin e ri të këngtëarit kosovar.

Pas ekspperiencës si prezantuese në “Miss Universe Albania” dhe si modele tashmë Adën e shohim në një tjetër zhanër dhe ia ka dalë me sukses.
Bukuroshja bionde si gjithnjë tërheqëse, shihet për herë të parë në një klip muzikor.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: