Dëshira më e madhe e Yang Xiuxia së vogël është të takojë prindërit të cilët nuk i ka njohur kurrë. 8-vjeçarja prej kohësh shet perime e zarzavate rrugëve të një qyteti në Kinë për të mbijetuar, por edhe me shpresën që një ditë të takojë aty prindërit e saj, të cilët e braktisën kur ajo ishte një muajshe. Yang tha se asaj i mungojnë shumë prindërit dhe shpreson që një ditë ata të vijnë ta marrin atë nga shkolla siç bëjnë të gjithë prindërit e tjerë me fëmijët e tyre.

Yang Xiuxia jeton në një fshat të quajtur Lianhu, e cila është pjesë e qytezës Tangxia në qytetin jugor të Kinës, Dongguan. Të gjithë në fshat e njohin me nofkën, Mao Mao.

Mao lindi nga dy emigrantë punëtorë që janë nga provinca Sichuan, jo shumë larg aty ku ajo jeton tani. Në maj të 2008, çifti la Maon e vogël në pragun e derës së fqinjit të tyre përpara se të largoheshin nga fshati.

Fqinja 70-vjeçare Huang Mengyi, që kur dëgjoi zëri e foshnjës së vogël që qante, kujdeset prej 8 vitësh për të.  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb