Goli i dytë i Tottenham i shënuar në sfidën kundër Stoke City në fundjavën e kaluar i është quajtur sulmuesit Harry Kane. Paneli i akreditimit të golave në “Premier League” në fillim ia kishte dhënë golin mesfushorit Christian Eriksen, por vendimi është ndryshuar së fundmi pas dëshmisë së vetë mesfushorit si dhe pamjeve filmike.

Kjo do të thotë se Kane tashmë ka 25 gola këtë sezon, katër më pak se Mohamed Salah i Liverpool.

Premier League thotë se paneli i përbërë nga tre persona kanë rënë dakord se Kane ka prekur për të fundit herë topin përpara se të shkonte në rrjetë. 24-vjeçari tha se topi i ardhur nga këmbët e Eriksen ka prekur shpatullën e tij dhe pastaj u bë gol.

Diçka që nuk i ka pëlqyer aspak Mohamed Salah i cili pa shfrytëzuar Twitter për të shprehur habinë e tij me vendimin e marrë disa ditë pas golit.

_100812613_-22mosalah

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb