Premier League pritet të dhurojë spektakël, jo vetëm në fushë, por edhe në bankinë. Ishulli britanik ka mbledhur këtë sezon trajnerët më të mirë në botë. Derbi i Manchesterit do të jetë një sfidë më vetë, një ndeshje e cila do të përjetohet në çdo aspekt. Për ta bërë edhe më intrigues këtë supersfidë mendojnë dy nga trajnerët më të mirë në botë Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

Për të pasur këtë dy ikona të treningut në stol kostoja është pa diskutim e madhe, jo me kot Mou dhe Pep kryesojnë listën e trajnerëve më të paguar në botë. 17,6 milionë euro është paga e tyre, një shumë çmendur.

Diferenca e tyre me ndjekësin me të afërt është e madhe, 10,56 milionë euro paguhet Carlo Ancelotti nga Bayern Munchen. Mourinho dhe Guardiola nuk janë të vetmit që bëjnë pjesën në listën e trajnerëve më të paguar në botë që punojnë në Premier League. Në listën e përpiluar nga “The Sun” gjejmë edhe emrat e Wenger, Klopp Antonio Conte etj.

Ja renditja e 11 trajnerëve më të paguar:

1. Mourinho (Manchester United) 17,6 milionë euro
2. Guardiola (Manchester City) 17,6
3. Ancelotti (Bayern) 10,56
4. Wenger (Arsenal) 9,97
5. Klopp (Liverpool) 8,21
6. Conte (Chelsea) 7,62
7. Pochettino (Tottenham) 6,45
8. Zidane (Real Madrid) 5,28
9. Simeone (Atlético Madrid) 5,16
10. Benítez (Newcastle) 4,7
11. Allegri (Juventus) 4,1.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb